Isufi: Kurban Bajrami është festë e madhe për shqiptarët myslimanë

Me këtë rast, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmeti Isufi tha se festa e Kurban Bajramit është festë e madhe për shqiptarët myslimanë.

Ai tha se në këtë festë e sakrificës dhe solidaritetit uron që populli i Kosovës të ketë jetë më të mirë dhe të jemi më të zhvilluar për të ecur përpara në proceset që presin vendin.

“Sot erdhëm në Bashkësinë Islami për të uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët si festë e sakrificës, soliditetit që do na përcjell edhe në të ardhmen që populli ynë të jetojë sa më mirë, i solidarizuar po ashtu edhe i zhvilluar në mënyrë që të ecim përpara në proceset që na presin. E dimë që është një festë e madhe për shqiptarët myslimanë dhe të gjitha urimet shkojnë për më të mirën tonë”, tha Isufi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi ishte i shoqëruar edhe nga deputetët e këtij subjekti: Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Besnik Tahiri.

Falja e namazit të Kurban Bajramit u bë mëngjesin e sotëm në të gjitha xhamitë e Kosovës me prezencën e besimtarëve.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker