Konjufca uron myftiun Tërnava: Kurban Bajrami festë e solidaritetit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin

Kryeparlamentari Konjufca tha se porosia e Kurban Bajramit është që të gjithë të bashkëpunojmë, të jenë afër njëri-tjetrit, t’i ndihmojnë ata që më së shumti kanë nevojë.

“Erdhëm për një vizitë për të uruar festën e Kurban Bajramit një takim shumë i mirë me myftiun Tërnava dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij vizita të tilla janë shumë të rëndësishme prej përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, tradicionalisht ka ndodhur dhe një traditë e tillë duhet të vazhdojë meqenëse BIK ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa i përket edhe organizimit të jetës fetare islame në vendin tonë, Kështu që edhe njëherë pra e ri sollën në vëmendje mesazhin dhe rëndësishëm që përmban kjo festë e rëndësishme festë e solidaritetit, festë e mbështetjes së njëri tjetri festë e sakrificës së përgjithshme. Pra, e një sakrificë duke na bërë të vetëdijshëm se nëse vetëm disa kanë shumë dhe janë mirë me të vërtetë asnjëri nuk ka dhe asnjëri nuk është mirë. Porosia që përmban Kurban Bajrami është që ne të gjithë të bashkëpunojmë, të jemi afër njëri-tjetrit, t’i ndihmojmë ata që më së shumti kanë nevojë dhe BIK e ka kultivuar këtë frymë në popullin tonë që ne e çmojmë shumë“, tha Konjufca.

Përfaqësues të subjekteve politike dhe fetare gjatë ditës së sotme kanë vizituar Bashkësinë Islame për të uruar festën e Kurban Bajramit. Në vendin tonë kjo festë nisi me faljen e sabahut dhe të namazit të Bajramit në praninë e besimtarëve në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker