Vuçiq e informon Daçiqin për takimin me Kurtin

Në këtë takim, presidenti serb e informoi Daçiqin për takimin e djeshëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë,” shkroi Vuçiq në Instagram.

Kujtojmë se dje (19 korrik), u mbajt takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe delegacionit serb, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker