Hamza i ankohet Bogujevcit: Ministrave po ua jep fjalën të flasin sa të duan, të tjerëve jo

Hamza i tha Saranda Bogujevcit, që sipas tij e ka vendosur një praktikë,  që “ministrave t’ua japë fjalën të flasin sa të duan, dhe të tjerëve jo”.

“Replikë ka dy minuta, kur ka kundër replikë është 1 minutë”, tha Hamza në fjalën e tij.

Ndërsa, nënkryetarja Bogujevci ia ktheu duke i thënë ‘jam e vetëdijshme për pjesën e rregullores në çështjen e replikave’.

“Nuk e di ku kam gabuar por ashtu ka qenë. Në respektim të fjalës së secilit, në shumicën e rasteve ua kam mundësuar ta përfundojnë fjalën. Më vjen keq por nuk e di ku bëra shkelja në këtë rast, në dy kundër replika, nga 1 minutë për secilën”, tha tutje Bogujevci. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker