Haxhiu: Shqetësuese që marrëveshja që ka në fokus investimin në shëndetësi nuk e ka vëmendjen e ministrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se është shqetësuese që një marrëveshje që ka për fokus investimin në shëndetësi, nuk e ka vëmendjen e ministrit të këtij dikasteri.

“Marrëveshja për të cilën po flasim, është shqetësuese për ne që një marrëveshje që ka për fokus investimin në shëndetësi nuk e ka vëmendje ne ministrit të Shëndetësisë. Ai sot nuk ka gjetur kohë me prezantu një marrëveshje e cila ka për synim reformimin e Ministrtisë së Shëndetësisë”, deklaroi ai.

Haxhiu thotë se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë ministri për reformim në ministri.

“Në fakt, ai e demantoi veten se tha se po e ndryshojmë ligjin e legjislaturës së pestë. Marrëveshja me qeverinë e Luksemburgut fillimisht u bë në vitin 2015 dhe së fundi në vitin 2020”, shton Haxhiu.

Deputeti thotë se ministri nuk ka prezantu sa është vlera e kësaj marrëveshje as sa po rritet kostoja edhe pse ishte planifikuar që në këtë marrëveshje të ndryshojnë nenet 1 dhe 3.

Ai i bën thirrje ministrit të tregojë se cili është fokusi i këtyre investimeve, ndërsa përmendi faktin që Qeevria ka nevojë për mbështetje me pajisje mjekësore e trajnim të stafit. /Rahoveci INFO/

 

 

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker