Krasniqi takon ambasadorin Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së tha se Britania është partnere strategjike e Kosovës dhe do vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e vendit.

Ai tha se me Abbott biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Britanisë si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Postimi i plotë:

“Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.
Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker