Kurti qe dy javë jashtë Kosovës, askush nuk tregon kur kthehet

Kurti kishte udhëtuar më 8 korrik për në Greqi, ku kishte marrë pjesë në tryezën e organizuar nga “The Economist” dhe qeveria greke, e më pastaj ishte pjesëmarrës në simpoziumin “SYMI 2021” në Athinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi ndodhi helmimi i afro 2 mijë qytetarëve në Deçan, madje komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Pavarësisht kritikave të shumta, ai nuk u kthye në Kosovë, por vazhdoi udhëtimin në destinacionin e radhës, që ishte Franca.

Kurti bashkë me bashkëshorten e tij dhe vajzën, morën pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ai ndoqi nga afër premierën e filmit kosovar “Pa vend”, i cili po garonte për “Palmën e Artë”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitojë çmimin.

Pas përfundimit të udhëtimit në Kanë, kryeministri udhëtoi drejt Belgjikës, për takimin me delegacionin serb në Bruksel.

Të hënën (19 korrik), u mbajt takimi i tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe me ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Edhe pas përfundimit të këtij takimi, kryeministri nuk është kthyer në Kosovë dhe nuk dihet nëse ai ka udhëtuar në ndonjë vend tjetër pas Belgjikës.

Rahoveci INFO ka dërguar pyetje në zyrën e kryeministrit dhe ka provuar të komunikojë me zëdhënësin e Kurtit, Përparim Kryeziun, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marr përgjigje.

Vlen të përmendet që mediat po e kanë të vështirë komunikimin me zyrën e kryeministrit dhe zëdhënësin e saj të cilët janë mbyllur hermetikisht dhe nuk kthen askush përgjigje, përveç ndonjë konference të rrallë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker