Musliu-Shoshi nervozohet me deputetët e VV-së: Janë vetëm votë që mbron qorras qeverinë

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi tha se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, propozoi që të ftohet Besnik Bislimi që të raportojë për procesin e dialogut.

Por, propozimi i saj u refuzua nga deputetët e pozitës, andaj deputetja thotë se nënkuptohet se çfarë thotë kjo për demokracinë.

Postimi i plotë:

“Deputetët e VV-së nuk janë në Kuvend që ta mbajnë qeverinë ne llogaridhënje por janë vetem votë që mbron qorras qeverinë!
Pas më shumë se një muaj, sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky komision e ka detyrë që të mbikqyrë procesin e dialogut. Bazuar në këtë të drejtë, si opozitë që nuk kemi ASNJË informacion sa i përket procesit të dialogut nga qeveria, propozova që të ftohet z. Bislimi në raportim në këtë Komision por me shumicë votash nga deputetët e pozitës u REFUZUA.
Pra, z. Bislimi NUK do të raportoj në këtë komision. Se çka do të thotë kjo për demokracinë e këtij vendi le të vlerësoj vet qytetari!”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker