Tahiri, VV-së: Keni ble maska 500% më shtrenjtë, ka qenë hajnia më e madhe ndonjëherë

Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka thënë se VV është e interesuar të kamuflojë mos-punën e saj, shkruan Rahoveci INFO.

Ai ka përmendur faktin se madje edhe maskat janë blerë 500% më shtrenjtë.

“Ju jeni të interesum me kamuflu mos-punën e juaj. Vjedhje më të madhe në sektorin e shëndëtësisë se në kohën e pandemisë s’ka pasë. Ju keni ble maska 500% ma shtrenjt. Ju jeni ata që e keni keqpërdor buxhetin. Qito landë janë në prokurori. Është ministri bashkë me stafin që i ka ba këto keqpërdorime. Unë jam i bindun që këto janë llogari që kanë me i dhanë.  Ju nuk jeni tu e ditë as çka po doni me ba. Në vazhdimësi kemi me i adresu”, tha ai.

Tahiri tutje tha se Komisioni hetimor s’ka mundur ta çojë deri në fund punën e tij, por që në lidhje me vjedhjet  e pretenduara do të kërkohet llogari nga prokuroria.

“Komisioni s’ka mujt me kry punën e vet për shkak të shpërbërjes së Parlamentit. Ne po e adresojmë saktë në kohën e 100 ditëve sa e kanë udhëheq qeverinë e Kosovës”, tha ai. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker