Vuçiq në siklet pas deklaratave të Erdoganit se do të lobojë për njohje: Kosova nuk është çështje turke

Vuçiq ka thënë se në lidhje me këtë çështje do të përpiqet të flas me vet presidentin Erdogan, shkruan Rahoveci INFO.

“Erdogan është një politikan i madh, realisht dhe Turqia është një fuqi e madhe… Unë do të përpiqem të flas me të. Deri në 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët kanë një detyrim të mos lobojnë për njohje ose çnjohje”, deklaroi në TVpink, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyeshëm dhe se Serbia për të është më pak e rëndësishme.

Siç thotë ai, Serbia nuk ka alternativë tjetër pos të luftojë për “të drejtën e saj”.

Serbia po mbron gjërat e veta. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, dhe ne nuk jemi, por besoj se ai do ta zbusë pak pozicionin e tij /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker