AAK pas pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse: Dështimet e qeverisë shihen gjithandej

Në reagimin e kësaj partie thuhet se pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përballë reagimit opozitarë dhe shoqërisë civile.

“Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:
“Pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse, me të cilën ngarkoheshin qytetarët që posedojnë automjete, jo në dobi të buxhetit por të një kompanie private, është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përball një reagimi të fortë opozitar dhe të shoqërisë civile.

Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.

AAK dhe kryetari Haradinaj, kanë qenë shumë të zëshëm për këtë vendim por edhe për shumë vendime të tjera të padrejta të kësaj qeverie. Dështimet e qeverisë shihen gjithandej e zhgënjimi është në rritje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron që edhe pse taksa është anuluar, Prokuroria duhet të bëj hetimet për këtë marrëveshje të dëmshme, ku një kompanie me 3 punëtorë u tentua t’i ipeshin miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Kosovës”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker