Berisha për tiketat ngjitëse: Vjedhje e pastër dhe ligjore e shtetit ndaj qytetarëve

Ai ka pyetur ministrin Aliu të sqarojë çështjen e pagesës prej 5 eurove më shumë për regjistrimin e automjeteve nga qytetarët.

“Pasi nuk po dihet kush e ka nënshkru atë kontratë, është mirë me e sqaru se çfarë ka ndodhur. Kjo pagesë prej 5 eurove është vjedhje e pastër dhe ligjore e shtetit ndaj qytetarëve”, ka thënë Berisha, transmeton Rahoveci INFO.

Tutje, Berisha ka pyetur ministrin Peci për grantet ndaj fermerëve dhe bujqve.

“Çfarë ka ndodhur me grantet apo subvencionet? Ato është dashur të shpërndahen. Është mirë që po arrestohen keqbërësit, por nuk është mirë që bujqësia të lihet në mëshirën e fatit”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se deputetët e opozitës kanë kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti për mos raportim në Kuvend për takimin e zhvilluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker