Çudit Mimoza Kusari: Nuk u informuam për tiketën ngjitëse, ishim kundër saj

‘’Nuk ishim të informuar për marrjen e vendimit të kësaj takse. Kur janë informu opinioni, jemi informu edhe ne si deputetë. Ka qenë kocensus i përgjithshëm që kjo duhej të hiqej. Përvec pezullimit të tiketës duhet të zbardhen edhe hapat e proceset që sollën këtë vendim’’, tha Kusari Lila në Debat Plus.

Ajo tutje ka thënë se vendimi si i tillë nuk është zbatuar.

‘’Kjo nuk ka fillu të zbatohet. Ne nuk është vec ky proces por ka pasë një mori vendimesh që janë marrë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se vendimi për tiketat ngjitëse u shfuqizua sot nga ministria e Infrastrukturës pas reagimeve të mëdha publike dhe pas protestave të organizuara nga PSD.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker