Krasniqi takon ambasadorin Kosnett: Bashkërendimi i Kosovës me SHBA është vital dhe i pazëvendësueshëm

I shoqëruar nga Vlora Çitaku, i pari i PDK-së ka thënë gjatë takimit me diplomatin amerikan se për PDK-në, bashkërendimi me Uashingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.
Postimi i plotë:
“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.
Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës”. /Rahoveci INFO/