Kurti nuk do të shkojë në Japoni për Lojërat Olimpike

Por, nga Zyra e Kryeministrit sot kanë thënë se kryeministri Kurti nuk do të udhëtojë për në Tokio të Japonisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi.

“Nuk do të shkojë kryeministri në Tokio”, ka thënë shkurt Kelmendi për Rahoveci INFO.

Republika e Kosovës do të marrë pjesë me 11 lojtarë në Lojërat Olimpike Verore që do të mbahen në Tokio prej nesër deri më 8 gusht të vitit 2021.

Ato ishin paraparë të mbahen në verën e vitit 2020, por për shkak të pandemisë ishin shtyrë për vitin 2021.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që përkundër shtyrjes për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Tokio ku do të jetë e pranishme në Lojërat Olimpike. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker