Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga qeveria e Kosovës, shkruan Rahoveci INFO.

“Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker