Vetëvendosje mohon se aktivistët e saj sulmuan me vezë Përparim Ramën

VV në Prishtinë ka thënë se lajme të tilla janë të pavërteta, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tyre, aksionet e kësaj partie janë publike dhe ky i sotmi nuk ishte i organizuar nga ta.

Njoftimi i plotë:

Reagim ndaj lajmit të rremë

Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker