Krasniqi takon udhëheqësen e NDI: PDK e hapur të përfaqësojë kërkesat e reja të qytetarëve

Në takim me udhëheqësen e NDI Amerikan, Krasniqi e ka falënderuar atë për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së tash e 20 vjet dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.

I pari i PDK-së përmes një postimi në Facebook shprehu gatishmërinë që PDK si lidere e opozitës të angazhohet për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet.

Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve”. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker