Mblidhet KQZ, këto janë pikat e rendit të ditës

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet KQZ, shkruan Rahoveci INFO.
Ky është rendi i ditës për mbledhjen e sotme:
Më poshtë gjeni rendin e ditës:
Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.
Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
Aktivitetet e ZRPPC-së:
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.
Këshillat e KQZ-së: Këshillit për Buxhet dhe Financa: Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,
Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.
Këshillit për Operacione Zgjedhore:
Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.
Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
Të ndryshme;. /Rahoveci INFO/