Petkoviq: Në Jarinje takova qytetarë që iu ndalua hyrja në Kosovë, e njoftova Lajçakun

Petkoviq deklaron se qytetarët serbë ishin nisur për të vizituar manastiret, por u ndaluan ngase konsiderohen si kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik.

“Këtu në Jarinje, takova një autobus të pelegrinëve tanë, besimtarë që ishin nisur për të vizituar ‘manastiret tona’ në Kosovë. Ata u ndaluan të hynin në provincën tonë jugore. Si shpjegim, ata morën një letër mbi të cilën, ndër të tjera, është shkruar se këta njerëz të mrekullueshëm, besimtarë, janë një kërcënim për sigurinë publike dhe shëndetin publik “, deklaroi ai,

Ai ndër të tjera theksoi se “ishte absolutisht e papranueshme dhe se ishte shkelje e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur nga Beogradi dhe Prishtina”.

Petkoviq njoftoi se e kishte lajmëruar Lajçakun lidhur me këtë çështje.

“Në ndërkohë, unë e thirra Lajçak dhe ia përcolla se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes”. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker