Skenderaj ndan 164 bursa për studentët e kësaj komune

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, i cili njoftoi se studentët kanë nënshkruar sot kontratat e bursës komunale në vlerë prej 300 eurosh, kurse ditët në vijim do të ndahen edhe disa bursa nga përkrahja e donatorëve.

Ai theksoi se si qeverisje komunale i kanë dhënë prioritet përkrahjes së rinisë, duke krijuar kushte më të mira të arsimit, zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore dhe rekreative si dhe duke i mbështetur të rinjtë në jetësimin e ideve të tyre kreative përmes përkrahjes me grante për start-up dhe zgjerim të bizneseve.

Jashari premtoi se vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal do të ndahen 250,000.00 dollarë për të rinjtë e komunës.

Postimi i plotë:

“164 bursa për studentët e komunës sonë
Sikurse viteve tjera, sot nënshkruam kontratat me 164 studentë përfitues të bursës komunale në vlerë 300 euro, kurse ditët në vijim do të ndajmë edhe një numër shtesë të bursave nga përkrahja e donatorëve, të cilët dua t’i falënderoj edhe sot.
Me këtë rast para studentëve të dashur theksova që si qeverisje komunale jemi duke i dhënë prioritet përkrahjes së rinisë, duke krijuar kushte më të mira të arsimit, zhvillimit të aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative si dhe duke i mbështetur të rinjtë në jetësimin e ideve të tyre kreative përmes përkrahjes me grante për start-up dhe zgjerim të bizneseve.
Nga viti që vjen falë bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, do të ndajmë 250,000.00 dollarë për të rinjtë e komunës sonë, në financimin e iniciativave, ideve dhe biznes planeve të tyre.
Përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tonë do të krijojmë vende të reja të punës dhe përgatitje të të rinjve me trajnime të ndryshme.
Pavarësisht sfidave që kemi tani si rezultat i pandemisë, përkrahja për ju nuk do të mungojë asnjëherë, andaj ju bëjë thirrje që të vazhdoni në rrugën tuaj të ngritjes profesionale dhe të kontribuoni aty ku jeni dhe ku keni mundësi që ta zhvillojmë së bashku komunën dhe shtetin tonë.
Të tregojmë patriotizëm duke respektuar ligjin, duke u kujdesur për shtetin tonë, për shkollën, për sallat sportive, për hapësirat publike dhe mjedisin në përgjithësi.
Urime!”. /Rahoveci INFO/
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker