Bujqit kosovarë nën mëshirën e qeverisë, subvencionet “mijëra vite drite” larg

Mbase termi “mijëra vite drite larg” është i ekzagjeruar, por shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme situatën në të cilën ndodhen njerëzit më të vyeshëm të vendit.

Edhe ata pak bujqë që kanë mbetur, janë nën mëshirën e fatit (lexo: qeverisë), pasi deri më tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket pjesës së dytë të subvencioneve nga viti i kaluar, pasi sa i përket atyre të aplikimit për këtë vit, as që bëhet fjalë.

Siç mëson Rahoveci.info nga disa bujqë kosovarë, pjesa e dytë e subvencioneve ende nuk janë lëshuar.

“Kjo është shqetësuese. Nuk e di pse po e bëjnë këtë. Jo vetëm për vreshta, por edhe për sektorët tjerë të bujqësisë. Njerëzit i duan paratë e premtuara, pasi ndryshe rrezikojnë falimentimin”, tha në kushte anonimiteti një bujk për portalin rajonal Rahoveci.info.

Ani pse strukturat e larta të qeverisë e atyre të ministrisë së bujqësisë kanë premtuar se subvencionet do të lëshohen shumë shpejtë, deri në këto momente, nuk ekziston as më e vogla lëvizje.

/Rahoveci.info/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker