Kastrati thotë se Qeveria Kurti nuk po merret me komunat që nuk udhëhiqen nga VV-ja

Ai, në një intervistë për Rahoveci INFO thotë se qeveritarët po e keqpërdorin detyrën zyrtare, derisa takohen vetëm me udhëheqës të Prizrenit, Podujevës dhe Mitrovicës.

“Për mua është një qasje jo-korrekte dhe shumë gabim se çfarë është duke bërë qeveria, jo me mua, por me të gjithë kryetarët e komunave që nuk i takojnë atij subjekti politik. Për mua kjo është keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ti je duke e përdorur pushtetin për me përfitu politikisht ai grupi, organizata, që i takon. Shikoni, përjashto ceremoninë që kanë dashtë me organizu, asnjë ministër e zëvendësministër nuk e takojnë asnjë komunë. Jam i bindur që kjo qasje ka me vazhdua deri në zgjedhje lokale, pas zgjedhjeve lokale ka me ndryshua sepse në fund të fund nuk ka qare me respektua. Pak është mungesë edhe njohurisë, si nuk e kuptojnë se çka janë kompetencat e pushtetit lokale, se me kompetencat vetanake nuk mundesh me ja ndryshua e anulua vendimet e deri te qasja politike, shkojnë e vizitojnë veç Podujevën, Mitrovicën e Prizrenin”, tha ai./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker