KQZ njofton qytetarët deri kur mund të ndërrojnë qendrën e votimit

KQZ thotë se qytetarët mund ta mësojnë për ta ndërruar qendrën e votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.

KQZ bën të ditur se ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker