Kurti priti mërgimtarët pa flamurin e Kosovës

Në këtë takim, kryeministri kishte folur për katër muajt e qeverisjes së tij, ndërsa ndau disa fotografi bashkë me mërgimtarët.

Një detaj që të bie në sy në këto imazhe është fakti që në atë vend ku u pritën bashkatdhetarët, të bie në sy mungesa e flamurit shtetëror të Kosovës.

Në atë takim ishte i vendosur vetëm flamuri kombëtar, ashtu figuron në fotografitë që u publikuan nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pa mërgatën nuk do të kishte pasur lëvizje dhe mërgata jonë është gjithnjë në lëvizje”, tha Kurti para mërgimtarëve.

Postimi i plotë:

“Pa mërgatën nuk do të kishte pasur lëvizje dhe mërgata jonë është gjithnjë në lëvizje”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dje në fjalën e tij hapëse në takimin me bashkatdhetarë.
Në parkun e qytetit të rregulluar për ngjarjen “Lëvizja me Mërgatën” që mbahet çdo vit, pranë përplot mërgimtarëve që kishin ardhur të njiheshin e të bashkëbisedonin me deputetët, ministrat, dhe aktivistët tanë, Kryetari Kurti foli për të arriturat e qeverisjes që ai drejton ku veçoi luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe ekonominë që 5 mujorin e parë me qeverisjen e re ka shtuar qarkullimin për 15%, të hyrat doganore për 28%, të hyrat tatimore për 34%, dhe rritjen e eksporteve për 66%. Duke iu referuar politikës së emetimit të bonove për diasporën që vetëm në ditën e parë mblodhi një investim të diasporës prej 1 milionë euro, Kurti tha se mërgata përveç se motor për zhvillimin e jetës së qëndrueshme në vendin tonë tani po bëhet edhe motor i zhvillimit ekonomik të saj.
Në fund, me referencë në muajt e parë të qeverisjes tonë që kanë treguar se shumëçka është e mundshme dhe shumëçka mund të bëhet më mirë në Kosovën tonë, Kurti kujtoi rëndësinë që ka regjistrimi dhe pjesëmarrja e mërgatës edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Bashkë është e mundshme dhe bashkë si gjithnjë, si përherë, ja dalim t’i jetësojmë ndryshimet për të cilat kemi nevojë e të cilat i duhen vendit”. /Rahoveci INFO/
Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!