Mërgim Lushtaku: Edhe një vendim tjetër i paligjshëm i Qeverisë Kurti

Sipas Lushtakut, ky vendim është shkelje e dispozitave të ligjit për letërnjoftim.

Deputeti thotë se Kushtetua e ligji për qeverinë Kurti dhe ministrat e saj janë instrumente pas të cilave i fshehin veprimet e vendimet e tyre arbitrare në dëm të interesit publik dhe ligjshmërisë.

Postimi i plotë:

“Edhe një vendim tjetër i paligjshëm i Qeverisë Kurti!

Të dashur qytetarë,

Siç e kemi thënë disa herë, kushtetuta dhe ligji për qeverinë Kurti dhe ministrat e saj, janë vetëm instrumente pas të cilave fshehin veprimet e vendimet e tyre arbitrare, në dëm të interesit publik dhe ligjshmërisë si kusht i rendit demokratik.

Vendimi i Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për vazhdimin e vlefshmërisë për gjashtë muaj të letërnjoftimeve të skaduara, është shkelje flagrante e dispozitave të Ligjit Nr. 05/L -015 për Letërnjoftim. Ky vendim është në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji, sipas të cilit, në bazë të fuqisë ligjore (ex-lege), letërnjoftimi është i pavlefshëm, përveç tjerash, edhe me kalimin e afatit të vlefshmërisë.

Vazhdimi i vlefshmërisë së letërnjoftimeve të skaduara, duhet të shfuqizohet sa më parë, në mënyrë që të evitohen pasojat e pariparueshme që shkaktohen përgjatë krijimit, ndryshimit apo shuarjes së marrëdhënieve juridike që qytetarët i vendosin mbi bazën e letërnjoftimeve të skaduara.

Fakti se ky ligj përcakton gjoba për shkak të pavlefshmërisë së letërnjoftimit, konfirmon rëndësinë e mos lejimit të situatave në dëm të qytetarëve dhe institucioneve ligj-zbatuese, sepse siguria juridike është edhe parimi, e edhe qëllimi i ligjeve që duhet zbatuar, e jo interpretuar sipas dëshirës e për qëllime politike”. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker