Rama viziton Gardën Kombëtare të Iowas dhe stërvitjen e përbashkët me pjesëtarët e FSK-së

Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

Nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Rama çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowas në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuese e sigurisë në botë.

Gjithashtu, të dy gjeneralët diskutuan për avancimin e këtij partneriteti, për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në funksion të ngritjes së ndërveprueshmërisë dhe aftësive ushtarake për pjesëmarrje efektive edhe në zbarkimet dhe misionet tjera të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjatë kësaj vizite Gjeneral Rama vizitoi edhe  stërvitjen fushore të Gardës Kombëtare të Iowas, ku ishin të integruar edhe pjestarët e FSK-së, ku u njoftuan nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale logjistike dhe ato ajrore të Gardës Kombëtare të Iowas. /Rahoveci INFO/

 

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker