Vuçiq: Do të kemi presione të mëdha lidhur me Kosovën

Vuçiq, duke folur në televizionin serb “Pink”  në emisionin e gatimeve, ka pranuar se duhet ta thotë një lajm të keq.

“Lajmi i keq është se ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se dëshiron të tregojë se sa ka përparuar Serbia në krahasim me të gjithë të tjerët në rajon.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar të hënën (19 korrik) takimin e tyre të dytë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Vuçiç foli për veprimet e Valentina Incka dhe vendimin për të ndaluar mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e krimeve të luftës.

“Unë ende nuk kam marrë një analizë nga të gjithë ekspertët tanë ligjorë, por ajo që është e rëndësishme është që së pari duhet të tregoj nderim për viktimat e Srebrenicës dhe të ndërtoj marrëdhënie vëllazërore me boshnjakët – tha Vuçiq.

– Çdo komb ka gjëra në të kaluarën për të cilat nuk është krenar, dhe ne do të duhet të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin, dhe jo të shohim se si ta therni njëri-tjetrin në shpinë – shtoi ai./Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!