Eksperti serb: Kriminelët serbë, të lidhur me shërbimet e inteligjencës serbe dhe ato ruse

“Si shoqëri (në Serbi v.j.) jemi të pasigurt, sepse ka organizata kriminale që kanë njerëz në polici dhe në politikë. Nëse ëshët arrestuar udhëheqësi i grupit kriminal Velko Belivuk, kjo nuk do të thotë se organizata e tij dhe organizata të tjera kriminale janë eliminuar”, ka thënë për një televizion serb në Bosnjë e Hercegovinë Trifunovic.

Ai më tej ka thënë se problem i madh është kur grupet kriminale i kanë njerëzit e vet në institucione të shtetit.

“Është rasti i sekretares së shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Krkalovic, e cila ka qenë udhëheqëse e BIA-s dhe më pas udhëheqëse e Ministrisë, e cila në mënyrë të pashpjegueshme ende as që është marrë në pyetje lidhru me lidhjet e saj me grupet kriminale”, ka deklaruar Darko Trifunovic.

Tregimin e vet gjatë intervistës, ai e theksoi edhe më shumë në faktin se grupet kriminale që i krijojnë njerëzit si Krkalovic dhe disa shërbime të huaja të inteligjencës, për të cilat Trifunovic, tha se janë kryesisht ruse.

“Pikërisht lidhja e saj me këto shërbime të inteligjencës, është se ajo ende është e ‘mbrojtur’. Këtë e dëshmon edhe më shumë fakti se të gjitha këto arrestime të grupeve kriminale në Serbi i ka nisur agjencia amerikane e njohur si DEA, e cila vepron që t’i shkatërrojë grupet e tilla kriminale, të cilat, në radhë të parë kanë mbështetje ruse”, ka nënvizuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker