Berisha: Kurti sot e shkeli me dy këmbë Marrëveshjen e Washingtonit

Berisha tha se Kurti këtë shkelje të marrëveshjes e bëri duke mos u bërë pjesë e forumit të liderëve për ta themeluar një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.

Takimi i tillë u mbajt dje në Shkup në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për herë të parë kryeministri e shkel marrëveshjen e Uashingtonit. Po flas për SHBA’të, garancinë e shtetit tonë. Kurti pa dhënë asnjë shpjegim, nuk ju ka bashku forumit të liderëve për ta bërë një zonë të përbashkët të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave”, është shprehur Berisha.

“Bashkëpunëtorët e tij e dinë më mirë karakterin e tij paranojak, siç foli në Kuvend për thikat mbi hartën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Berisha.

“Sot, me dy këmbë e kemi shkel një zotim ndërkombëtar”, shtoi Berisha.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker