Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Mbahet mbledhja e KK të Rahovecit. (Salla KK Rahovec, ora 10:00).

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (GLPS, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 10:30).

Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e kryetarit, Gjilan, ora 11:00).

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbyllja e Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë 2021. (Kinema Armata, Prishtinë, ora 19:30-20:30).

Ditët e diasporës në Kamenicë:

Ora 14:00 – Hapja zyrtare e arkivit dhe hapja zyrtare e bibliotekës dhe promovimi i librit të Lume Berishës dhe promovimi i librit të Sadbere Biçkaj.

Ora 21:00- Dokumentar – 77-vjetori i Betejës së Kikës – Parku i Shtëpisë së Kulturës. /Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker