Hoqi taksën për bllokat nga Serbia, Haradinaj e quan “mashtrues” Kurtin: Në dialog po shet patriotizëm

Ai me anë të një komunikate për media këtij vendimi i është referuar si “mashtrimi vazhdon”, shkruan Rahoveci INFO.

Madje sipas tij, Kurti po shet leksione patriotizmi në dialog, ndërkaq po heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Mashtrimi vazhdon!

Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe.

Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës.

Mjaft mashtrimit!./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker