“Kosova është në zemrat e familjes sime”, Biden porosit  për më shumë punë në luftën kundër korrupsionit

Presidenti i SHBA-ve tha se janë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës, në të cilën Beau ra në dashuri me ta.

“Ai ka besuar aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si avokat në kuadër të Departamentin Amerikan të Drejtësisë ai ishte vullnetar që të shkoj Kosovë dhe ta jap kontributin për pavarësinë dhe demokracinë tuaj por mbi të gjitha sundimin e ligjit”, tha Biden në video-mesazh dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Tutje, i pari i SHBA-ve thotë se duke pranuar këtë çmim, në emër të Beau Biden do që ta pranoj përparimin që Kosova e ka bërë në 20 vitet e fundit.

“Beau ishte shumë i përkushtuar që krimet e luftës të hetoheshin dhe profesionalisht të ndiqeshin penalisht. Kjo për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë një sistem të drejtësisë të drejtë dhe të jetë në gjendje që të sjellë drejtësi e pajtim për vendin pas kohës që Slobodan Millosheviq dhunoi e brutalizoi vendin tuaj”, tha Biden në fjalën e tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se në Kosovë ka shumë punë për të bërë dhe se për këtë ai tha se “unë nuk kam nevojë që t’ua them juve këtë”.

“Ka më shumë punë për të luftuar korrupsionin, të drejtat e pakicave fetare e etnike, pastaj të ndërtohen marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe të rritet zhvillimi ekonomik”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker