Kurti takohet me ish-kongresistët amerikanë Nick Rahall dhe Peter Roskam

Në takim u diskutua për investimet e nevojshme të bizneseve nga diaspora dhe atyre amerikane në Kosovë.

Kurti tregoi hapat që ka ndërmarrë qeveria për përmirësimin e klimës për investime. Ai falënderoi ish-kongresistët për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Ata shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, investimeve në energji dhe infrastrukturë.

Ish-kongresistët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, me ftesë të komisionit parlamentar që e udhëheq deputetja Pacolli, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker