Lushtaku për vendimin e Hajdarit: Qeveri hipokrite, po hap dyert për produktet serbe

Këto komente ai i bëri duke iu referuar vendimit të ministres së Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh, shkruan Rahoveci INFO.

Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe, duke shtuar se me vendimet e saj Qeevria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë.

Madje ai ka paralajmëruar se do të kërkojnë edhe interpelanca e debate për këtë çështje, siç tha ia për të treguat fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie.

“Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”.

“Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të  tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”, tha Lushtaku. /Rahoveci INFO/

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!