Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tregoi se si ishte larguar nga puna e tij 30 vjet më parë, duke themeluar sot kompaninë e tij.

Për këtë thotë se ‘Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet’.

“Sot, 30 vjet më parë, pra më 29/07/1991, pa deshirën time , i dhashë fund punësimit tim në Interplastica Engineering në Zvicër. U mërzita shumë!  Atje kisha punuar 13 vjet.  Dhjetë (10) vjet drejtova këtë kompani duke e sjellë atë në majat më të larta të suksesit.  Inatet e disave prishën atmosferën dhe unë u  tërhoqa nga pozita.  Kjo ishte arsyeja pse themelova kompaninë time Mabetex, me të cilën udhëtoj edhe sot.  Ps. Unë i kam përshkruar këto ndodhi në librin tim autobiografik “Nga Sfida në Sfidë”, tha Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli është njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!