PDK: Emërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ fitore e kushtetutshmërisë, Osmani rrezikoi zgjedhjet lokale

Përmes një komunikate për medie, partia më e madhe opozitare thotë se dekretimi i dytë i anëtarit të tyre në KQZ është fitore përballë apetiteve të pushtetit.

“Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhjeve lokale. Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, emërimi i sotëm vjen vetëm pas kërkesës në Gjykatën Kushtetuese të PDK-së dhe presionit publik të shoqërisë civile.

Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me 6 anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku dy grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga dy anëtarë./Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker