Ujkani: Kosova bën mirë që nuk rreshtohet kah “Ballkani i Hapur”

“Mosprezenca e Kosova shpjegon këtë akt që është arrit mes tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. A ka pasë dhe a ka nevojë të kristalizohet më tepër ky proces, mendoj se po. Kosovës nuk i njihet subjektiviteti nga njëri prej palëve dhe si do të përfaqësohemi në atë drejtim?”, është shprehur Ujkani, njofton Klan Kosova.

“Ka pretendim territorial dhe nuk e di si mund të jemi palë të barabarta. Kosova bën mirë që nuk rreshtohet në këtë grupim për arsye se ka nevojë që projekti duhet qenë më i qartë dhe se duhet qartësuar se me çfarë subjektiviteti merr pjesë Kosova”.

Ujkani ka thënë se Kosova nuk ka dhënë shembuj të shmangies nga inciativat rajonale.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker