Uran Ismaili bën thirrje për vaksinim masiv, ofron mbështetje për institucionet

Ai ka thënë se së bashku duhet të angazhohemi për ta parandaluar sëmundjen që ka marrë shumë njerëz të dashur prej nesh.

Lexoni status e plotë:

Rritja e rasteve me COVID-19, tashmë edhe me variantin Delta, është shqetësuese. Ky problem nuk duhet të anashkalohet, e as të kalohet në heshtje. Në fakt, duhet që të gjithë së bashku, pa dallim, të bëjmë thirrje e të ftojmë të gjithë qytetarët që të vaksinohen.
Si ish-Ministër i Shëndetësisë, jam i vetëdijshëm për sfidat që do të na presin në sistemin shëndetësor në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, gjë që është e pashmangshme nëse nuk kemi vaksinimi masiv.
Ofroj gjithë mbështetjen time në këtë proces, dhe ftoj të gjithë ata që mund të kontribuojnë, që së bashku të angazhohemi për ta parandaluar sëmundjen që ka marrë shumë njerëz të dashur prej nesh.
Sot, një muaj para fillimit të vitit shkollor, nuk duhet të lejojmë që dikush të na ndalë e të na ndryshojë mendjen për vaksinim. Nuk duhet të lejojmë të mbyllemi prapë. Vaksinimi masiv është përgjigja e vetme. Shkenca dhe institucionet janë ato që duhet dëgjuar.
Prandaj, ju bëj thirrje që të vaksinohemi të gjithë. Të mos rrezikojmë jetët tona. Të mos lejojmë të na kolapsojë prapë sistemi shëndetësor. Pandemia është shqetësim i përbashkët dhe vetëm së bashku mund ta tejkalojmë. /Rahoveci INFO/

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker