Bedri Hamza zyrtarisht kandidat për kryetar të Mitrovicës

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar se Bedri Hamza është profesionist i lartë, një punëtor i madh, një njeri i urtë e i ndershëm që do të donte ta kishte të vetin secila komunë, duke shtuar se këtë fat e ka Mitrovica.

Postim i plotë:

Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!”

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker