Nazim Gagica kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

Tashmë kandidatura e Gagicës është zyrtarizuar sot nga AAK, ku mori pjesë i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj foli për mikpritjen dhe ngrohtësinë që gjilanasit ia kishin shfaqur sa herë që ai vizitoi Gjilanin.

“Kur isha kryetar Qeverie këtë dashuri njerëzore, këtë ngrohtësi tuajën n që e kam ndier çdo herë ta respektojë edhe me punë që i kemi kryer nga Qeveria edhe ju sigurojë që disa projekte shumë të mëdha, shumë kapitale nuk ka qenë lehtë me i kry, me i vendos, me i sjellë ato investime për Gjilan. Njëkohësisht edhe për krejt këtë trevë e po ashtu edhe disa vendime për prona që ia kemi aloku komunës, të cilat kanë qenë shumë me mungesë për komunën. Pra kemi bërë veprime që vërtet e iniciojnë jetën e juaj përveç atyre nacionale që krenohemi me to si Ushtria, Trepça, Pavarësimi energjetik e plotë punë tjera”, u shpreh Haradinaj.

Megjithkëtë, Haradinaj theksoi se Aleanca do të respektojë votën e gjilanasve dhe se vota e tyre nuk do jetë e humbur.

“Vota e qytetarit të Gjilanit do ti kthehet qytetarit të Gjilanit edhe në mënyrën si ua kanë kthyer drejtorët tonë. Kemi kandidat për kryetar njeriun që ka kryer detyra ekzekutive në arsim, ekonomi, administratë dhe ka më shumë dekorata se sa rroga që ka marrë. Kandidati i Aleancës gjatë punës së tij nëpër sektorë të ndryshëm në qeverisjen komunale, është njohës i qeverisjes komunale, ka marrë dekorata nga vendorët dhe ndërkombëtarët më shumë se sa numrin e rrogave që e ka”, potencoi kryetari i AAK-së.

Madje Haradinaj e sheh Gagicën si kandidatin perfekt për kryetar të gjilanasve.

“Vota juaj për Nazimin, vota juaj për listën tuaj që është një listë mjaftë e respektueshme, është një votë e incestuar drejtë që ti kthehet qytetarëve tuaj pas 17 tetorit , por edhe është një votë që kurdo që vjenë puna me qenë ne në vendimmarrje do e respektojmë Gjilanin ashtu si kemi bërë gjithë”.

Gjithë interesimi i Haradinajt po vjen për Gjilanin meqë siç thotë ai se ky qytet bën lidhjen me Preshevën dhe Luginën. Ai për këtë thotë se Gjilani duhet të jetë i zhvilluar në mënyrën nëpërmjet kësaj të përkrahet Lugina dhe banorët e saj.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker