Shkrimi i Kurtit në fletore pas vizitës në panarin e Librit të Vjetër

Autori Berat Dakaj ka ndarë disa fotografi nga ky panair, mes tyre edhe një shënim që kishte lënë Kurti pas vizitës atje.

“Librat e vjetër janë libra të cmuar, kurse librat e vjetëruar tregojnë se duhet rilexuar, që duhen duar e sy të rinj për to. Ky panair është ekspozitë që preket dhe isha i nderuar e i gëzuar me autorët e titujt që janë ruajtur e duhet ruajtur edhe më tej”, ka shkruar Kurti.

Në anën tjetër Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas vizitës në ekspozitën e librave të vjetër, Kurti mori pjesë në bashkëbisedimin me poetin e mirënjohur Xhevdet Bajraj në Teatrin Kombëtar, me ç’rast edhe u promovuan librat e tij: “Ca kokrra rrushi nga Rahoveci”, “Kur qajnë hardhitë”, “Me zemër në qese najloni” dhe “Vrasja e Mushkonjës”.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker