​Haziri aktivizon Komisionin e emergjencave kundër zjarreve

Ai ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.

“Inicimi i zjarreve është i sanksionuar dhe organet e drejtësisë dhe me kompetencën ligjore veprojnë ndaj të gjithë atyre që janë shkaktues të zjarrit. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është i vazhdueshëm dhe ata janë në terren për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët. Ju lutem të jeni të kujdesshëm, që të mos bëni veprime të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve, sepse zjarret përpos shkatërrimit dhe dëmtimit material që bëjnë, ato janë edhe rrezik për jetë”, tha Haziri.

Përndryshe, numrat pa pagesë, 193 dhe 112, janë të hapur 24 orë dhe luten të gjithë që për çdo zjarr të kontaktoni emergjencat që të veprohet me kohë.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker