“Kurti nuk ka bërë asgjë për xhudo, i panevojshëm fjalimi i tij si hartim i klasës së tetë”

Përderisa pritja në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës ishte e mirë-organizuar, paraqitja e kryeministrit Albin Kurti u kritikua në rrjete sociale, pasi sipas shumë qytetarëve ai nuk ka bërë asgjë për ngritjen e xhudos dhe se në vend të fjalimeve është më mirë të nis investimet në infrastrukturë të këtij sporti.

“Albini ka mujtë edhe mos me i rrasë huntë në organizimin në shesh qaty. 0% ka kontribu. Kish mjaftu pritja në aeroport, edhe ni organizim i mirë (që edhe ke) në shesh. Totalisht pa nevojë fjalimi si hartim i klases të 8. Filloja psh me ni investim në xhudo, jo me bo interesant me fjalim” – shkroi një përdoruese në Twitter.

Ndryshe, në Olimpiadën e mëparshme Rio 2016, ku Kosova garoi për herë të parë, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen historike të artë për Kosovën.

Sapo Ndodhi:

Me medaljet e fundit, Kosova ka gjithsej tri medalje olimpike, të trija të arta, që kur filloi të garojë në Lojërat Olimpike, pas vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të vitit 2014 për të njohur Komitetin Olimpik të Kosovës.

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker