Sallahu pas raportimeve se vëllai i tij merrej me fajde: Unë as nuk jetoj as s’kam jetuar me të

Sallahu përmes një postimi në facebook ka thënë se rasti i përfolur është i vitit 2012 dhe në atë kohë ai thotë se nuk ka jetuar me vëllain e tij, shkruan Periskopi.

Zv. Ministri i Drejtësisë thotë se sipas parimeve ligjore ai është përgjegjës vetëm për veprimet e tij personale.

Postimi i plotë:

Deklarim me shkas ndaj lajmeve të porositura që u publikuan në media gjatë ditës:

Lidhur me procesin gjyqësor ndaj vëllaut tim, e ndiej për obligim të sqaroj se:

Rasti i përfolur është i vitit 2012;

As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun;

Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit;

Edhe sipas parimeve ligjore, kushtetuese e ndërkombëtare, unë jam përgjegjës vetëm për veprimet e mia personale dhe përgjegjësia është tërësisht individuale dhe vetëm individuale!

Për fund, si zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë, unë punoj me përkushtim të plotë për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë i cili duhet të veprojë ndaj çdo personi pa dallim, në mënyrë të pavarur dhe vetëm mbi bazën e provave, fakteve relevante dhe ligjeve në fuqi!

Nga ky mision, nuk mund të më ndalin as ata që përmes shantazheve e fabrikimeve tentojnë të na lëkundin nga lufta për ta bërë shoqërinë tonë të lirë nga krimi e korrupsioni!

Shantazhet që duan t’i manifestojnë edhe si kërcënime, në fakt vetëm më motivojnë për ta shtuar angazhimin edhe më shumë për ta çkapur sistemin prokurorial e gjyqësor, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për pronarët e portaleve të caktuara që në fakt janë pseudogazetarë e funksionojnë si sekserë të “pastrojnë figura”, siç po mësojmë nga përgjimet që janë motori i sulmeve të orkestruara ndaj meje!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!