Telashe në degën e PDK-së në Rahovec, kërkohet Kuvend i ri për legjitimim të kryesisë

Dega e PDK-së në Rahovec nuk është në momentin më të mirë të saj.

Pikërisht në kohën kur po afrohet data për zgjedhjet lokale, kjo degë që në mandatin 2013-2017 udhëhoqi komunën e Rahovecit, nuk po arrin të konsolidohet.

Portali rajonal “Rahoveci.info” nga burime të sigurta brenda degës mëson se një numër i madh i nëndegëve kanë shprehur pakënaqësi me moslegjitimim të kryesisë aktuale.

Sipas tyre, me dorëheqjen e ish-kreut komunal, Idriz Vehapi, kryesia aktuale nuk është legjitime.

“Ne po kërkojmë Kuvend të ri në mënyrë që të kemi legjitimim të kryesisë. Kjo kryesi, me dorëheqjen e Idriz Vehapit nuk është legjitime”, ka thënë ndër të tjera ky burim për Rahoveci.info.

Gjithsesi, përkundër vonesave, PDK pritet të jetë konkurrente serioze për një vend në balotazh. Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete lidhur me këtë çështje, kurse ne do t’iu informojmë për çdo zhvillim.

/Rahoveci.info/

Ballina
Raporto
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker