Valon Syla i reagon Haxhiut për përgjimet: Pse po ankohesh, me na tregu që media është e juaja a po?

Publikimin e këtyre bisedave, Syla e ka quajtur shantazhe të Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit, ndaj zyrtarëve shtetëror.

Syla ka pyetur ministren Haxhiun se a po ankohet për mos-reagim qytetar pasi dëshiron të tregojë se media ku u publikun këto biseda është e qeverisë?

Reagimi i plotë:

Vetëvendosje e ka hap një media pardje për me gjujtë shtriga. Tash Albulena po ankohet pse mediat s’po i qesin përgjimet shantazhuese të Xhelal Sveçlës dhe Haki Abazit, ndaj zyrtarëve shtetëror.

Pse mediat kosovare, nuk i besojnë kësaj skeme?

Sepse është taktikë në stilin serbo-rus sikur shkruan tablloidi Kurir dhe e shkarkon Vucici pas 1 jave… dhe askush s’po pyet kush ishte përgjuesi. A ishte intelegjencë kosovare, apo e huaj? Prej kur biznismentët janë përgjues, e IT’të kryeredaktorë mediash me pushtetin…

Albulena Haxhiu, pse po ankohesh. Me na tregu që media është e juaja a po?

error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker