Haliti: Nuk i hatërohem kryetarit pse nuk jam pjesë e kryesisë, në zgjedhjet lokale nuk duhet të thirremi në të kaluarën e PDK-së

Thotë se edhe pse mbetet jashtë kësaj kryesie nuk hatërohet me kryetarin Memli Krasniqi, pasi që sipas Xhavit Halilit që 45 vite është pjesë e kryesive.

Tutje, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se nuk po e lufton nepotizmin dhe korrupsionin. Sipas tij, këtu nuk ka luftë kundër këtyre fenomeneve, teksa shtoi se Qeveria po bën fushatë elektorale.

Haliti tha për Reporteri.net se Kurti ka filluar spastrimin e administratës nga njerëzit e PDK-së dhe LDK-së.

Mes tjerash, deputeti i PDK-së tha se kryediplomatja kosovare nuk ka kurrfarë rëndësie në Qeveri, pasi sipas tij, i vetmi faktor në këtë institucion është Albin Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker