Messi largohet nga Barcelona, Çitaku rikthehet në PDK

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues që është mbajtur të enjten, ajo është zgjedhur nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga kreu i partisë, Memli Krasniqi, i cili ka ka përmendur emrat e anëtarëve të rinj qo do jenë në krye të PDK-së.

Edhe vete nënkryetarja e re që dikur ishte krah Hashim Thaçit e ka kumtuar lajmin ne rrjetin social facebook.

“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK”, ka shkruar ajo.

Vlora Çitaku është një politikane dhe diplomate e cila deri para pak muajve ishte ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara.  Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, shkruan Rahoveci INFO.

Ajo është e lindur në Bajçine, Komuna e Podujeves dhe jeton në Prishtinë. Çitaku ka të mbaruar një MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Çitaku po ashtu shërben në një bord bamirësie në Kosovë që angazhohet për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian, ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministërja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009. Para kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Çitaku ka ndihmuar edhe në themelimin e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i KB.

Çitaku po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian. Ne zgjedhjet e fundit, Çitaku ishte zgjedhur si një nga kandidatet më të votuar në partine e saj.

Më herët ishte zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare./Rahoveci INFO/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker