Detaje: Osmani që katër ditë me familje në detin e Turqisë, presidenca e mban fshehur

Ajo në Turqi ka udhëtuar që katër ditë,  bashkë me familjarët e saj, shkruan Rahoveci INFO.

Burime të Rahoveci INFO brenda ANP kanë thënë se presidentja ka udhëtuar drejt Turqisë saktësisht më 2 gusht, në orën 03:00 të mëngjesit me “Pegasus”.

Këto burime i kanë thënë Rahoveci INFO se Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë me bashkëshortin, prindërit dhe fëmijët e saj.

Sipas të njëjtëve, me Osmanin nuk kanë parë të ketë qenë dikush nga mbrojtja e afërt.

Ndërkaq, nga presidenca e Kosovës nuk kanë treguar, e madje as nuk janë përgjigjur për pushimet e Osmanit në shtetin turk.

Rahoveci INFO dje gjatë tërë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra për media e presidencës në lidhje me shkuarjen e Osmanit në Turqi, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Nuk dihet arsyeja se pse presidenca po e mban fshehur faktin që Osmani po i kalon pushimet në Turqi, duke ditur se ajo është presidente e vendit dhe është në interes të opinionit publik të dijë se ku i kalon pushimet kryetarja e vendit. /Rahoveci INFO/

Presidentja Osmani i nis pushimet në Turqi? Presidenca e mbyllur, ia ruan ‘sekretin’

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker